Lider me vizion për Kosovën e lirë, përkujtohet heroi Agim Ramadani
Lexohet për: 2 min.
1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Agim Ramadani ishte një strateg i shkëlqyer ushtarak dhe një lider me vizion të qartë për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, në vendin ku heroi veproi për Kosovën dhe u nis për të luftuar deri në vdekje në Betejën e Koshares.

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla tha se komandantin e Brigadës 138

Agim Ramadani do të mbetet përgjithmonë një simbol i lavdisë dhe trimërisë në historinë kombëtare.

“Agim Ramadani nuk ishte vetëm ushtarak, strateg dhe luftëtar i shkëlqyer, ai ishte një shpirt artisti, shkrimtar dhe piktor që kulturën dhe popullin e tij i donte me gjithë zemër. Atëherë kur Kosova pati nevojë, ai la pas jo vetëm Zvicrën, por edhe artin edhe vargun dhe mori armët, i bindur se liria është vlera më e lartë për të cilën ia vlen të luftosh,” tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla tha se në Betejën e Koshares, Agimi tregoi trimëri të pashoqe dhe strategji të jashtëzakonshme para se më 11 prill 1999 të bie në ballë të frontit çlirimtar aty ku përgjithmonë u hoq guri famëkeq i kufirit.

“Vepra, vendosmëria dhe trimëria e Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë”, tha Gërvalla.

Ndërsa, bashkëluftëtarët e heroit Agim Ramadani, ndanë kujtime nga lufta e tyre çlirimtare duke e cilësuar heroin si një njeri me vlera të rralla njerëzore dhe i vendosur që të jetësojë amanetin e dëshmorëve për çlirimin e Kosovës.

Në akademi morën pjesë mërgimtarë nga Zvicra, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024