Liburn Aliu dhe Fejzi Kiqina premtojnë rregullimin e lumit “Drenica”

Liburn Aliu dhe Fejzi Kiqina premtojnë rregullimin e lumit “Drenica”

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka takuar kandidatin për kryetar të Drenasit, Fejzi Kiqina.

Aliu e Kiqina ishin për t’i parë më afër gjendjen e lumit “Drenia”, për të cilin siç thotë Kiqina është shndërruar në kanal të ujërave të zeza.

Me këtë rast, Aliu ka ofruar mbështetje për rregullimin e shtratit të lumit.

Postimi i plotë:

Sot në Drenas pritëm në vizitë ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Me ministrin Aliu, pamë nga afër gjendjen e lumit “Drenica”, lum i cili është shndërruar në kanal të ujërave të zeza.


Për më keq, punimet për rregullimin e shtratit të lumit, që kanë filluar para më shumë së një dekade e nuk kanë mbaruar ende, në fakt e kanë degraduar atë, duke e betonizuar. Kësisoj, është dëmtuar flora dhe fauna e lumit.

Ministri Aliu edhe një herë theksoi se do më përkrah në rregullimin e shtratit të lumit me standarde tjera, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit e kolektorëve, si dhe ndërtimin e impiantit.

#144

#FejziKiqina

#BashkëQeverisim

Lexo edhe

Video