Lewandowski kontakton agjentin e tij, kërkon t’i bashkohet Real Madridit

Lewandowski kontakton agjentin e tij, kërkon t’i bashkohet Real Madridit

Robert Lewandowski mund të jetë duke e zhvilluar sezonin e tij të fundit me fanellën e Bayernit të Munihut.

Mediat në Spanjë raportojnë se ai është duke menduar seriozisht që të ndryshojë skuadër dhe ka dëshirë që të bashkohet me gjigantin spanjoll, Real Madridin, përcjellë KosovaPress.


Sipas të përditshmes spanjollë “AS”, sulmuesi polak ka kontaktuar agjentin e tij Pini Zahavi dhe i ka kërkuar që të fillojë punën për ta realizuar kalimin e tij tek skuadra e Carlo Ancelottit.

Leëëa po kalon nëpër një formë fantastike edhe në këtë sezon me skuadrën gjermane dhe së fundi i rendit si i dyti në garën për ta fituar Topin e Artë i cili i takoi argjentinasit Lio0nel Messi për të shtatën herë.

Zahavi është po ashtu agjent i mbrojtësit austriak Davide Alaba i cili po ashtu kaloi te Reali si transfer i lirë nga Bayerni.

Lexo edhe

Video

error: