Lewandowski flet hapur për të ardhmen e tij

Lewandowski flet hapur për të ardhmen e tij

Robert Lewandowski ka pranuar se situata e tij në Bayern Munich nuk është aq e lehtë, pasi spekulimet rreth të ardhmes së sulmuesit vazhdojnë të rriten.

Kontrata e reprezentuesit polak në “Allianz Arena” do të skadojë qershorin e ardhshëm dhe të dy palët do të takohen së shpejti për të zhvilluar diskutime mbi një zgjatje të saj.

Lewandowski dyshohet se mund të shitet këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, me kampionët gjermanë që thuhet se janë të hapur për oferta prej mbi 40 milionë euro, përcjellë KosovaPress.


Barcelona vazhdon të jetë e lidhur me 33-vjeçarin, i cili ka shënuar 48 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 43 paraqitje për Bayernin gjatë sezonit 2021-22.

Lewandowski ka thënë se “asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani” në lidhje me të ardhmen e tij dhe ai ka sugjeruar që një largim gjatë afatit kalimtar të kësaj vere është i mundur.

“Do të ketë një takim së shpejti, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani. Unë gjithashtu vërej se çfarë po ndodh. Situata nuk është aq e lehtë për mua,” tha Lewandowski për “Sky Deutschland”.

Sulmuesi ka shënuar 342 gola dhe ka regjistruar 71 asistime në 372 paraqitje për Bayernin që kur u largua nga Borussia Dortmundi në vitin 2014.

Lexo edhe

Video