Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi jep dorëheqje

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi jep dorëheqje

Boiken Abazi nuk do të jetë më lideri i lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

Lajmin e ka pohuar vetë Abazi me anë të një postimi, ky si motivacion për vendimin Abazi ka vënë “mbajtjen e përgjegjësive për rezultatet në Shqipëri”.


Sipas tij, vendimi, edhe pse i diskutuar më parë, zyrtarizohet tani “për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale”, dh ese për zëvendësuesin e tij po vazhdojnë diskutimet.

Vetëvendosje në Shqipëri mori pjesë në zgjedhjet e fundit me tre kandidatë, konkretisht me Boiken Abazin në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër, por pa siguruar asnjë mandat./A2

Lexo edhe

Video

error: