Lesna Max hap sallonin më të madh për homedekor, mbi 10 mijë produkte në 2 mijë metra katrorë

Prej sot në vendin tonë mund të blini me kënaqësi në sallonin ekskluziv dhe më të madh për homedekor. Lesna Max hapi paraditen e së mërkurës showroomin me hapësirë prej 2.000 metra katrorë dhe mbi 10.000 produkte nga brendet më ekskluzive të enëve, dekorit, aksesorëve për shtëpi, si dhe perde dhe tepihë të kualitetit premium.

Së bashku me hapjen e madhe të gjithë të interesuarit mund të përfitojnë nga zbritja fantastike për artikujt e lartpërmendur të cilët janë të një kualiteti të lartë, për të cilën kualitet tashmë Lesna është shndërruar në lider në sektorin e mobilierisë duke i ofruar tregut kosovar dhe rajonal produktet nga brendet më të njohura evropiane.

Drejtoresha e Lesna Max, Agnesa Deshishku, theksoi suksesin dyvjeçar të Lesna Max si arsyeja kryesore që solli edhe këtë sallon të jashtëzakonshëm në Prishtinë ku mund të gjenden të gjitha çfarë i duhen shtëpisë tuaj.


“Hapja e showroom-it të ri nuk do të ishte e mundur pa suksesin dyvjeçarë të Lesna Max dhe gjithashtu pa përkrahjen e Metush Deshishkut dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes meje Rinorit dhe Petritit. Unë besoj që edhe një shtyllë kryesore janë stafi jonë i mrekullueshëm të cilët kanë kontribut shumë të madh në hapjen e këtij showroom-i”, deklaroi ajo.

Deshishku shpjegoi se ideja e këtij salloni është që klientët të gjejnë në një vend e gjithca ffarë ju duhet dhe të kenë mundësi përzgjedhjeje mes 10 mijë produkteve që janë aty.

“Ideja dhe koncepti i këtij shwroomi është që klientët në Lesna Max të gjejnë produktet e nevojshme për shtëpinë e tyre apo banesën e tyre. Unë nuk kisha pas dëshirë me zgjatë më shumë, por ju ftoj brenda të shikoni hapësirën e re me mbi 10 mijë produkte të përzgjedhura me shumë dashuri për ju”, vijoi Deshishku.

Duke qenë se cilësia është kryefjalë në Lesna, të gjithë të interesuarve ju mbetet që të nxitojnë për në sallonin e Lesanas që gjendet në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë dhe të shfrytëzojnë zbritjen deri në 40%. /g.m./

Lexo edhe

Video

error: