Leopardi sulmon nxënësin në Indi

Leopardi sulmon nxënësin në Indi

Një aparat fotografik i vendosur në një klasë në Indi ka filmuar një leopard duke hyrë dhe duke sulmuar një nxënës.

Një video e një kamere sigurie të vendosur në klasën e një shkolle në qytetin indian të Aligarh tregon një leopard duke ecur nëpër klasë, para së cilës ai sulmoi një nxënës dhe i shkaktoi lëndime të lehta.

Nxënësi për fat ka arritur të dalë me vrap nga klasa, ndërsa bisha ka mbetur në dhomë.


Bëhet fjalë për një leopard pesëvjeçar që është vënë në gjumë dhe është kapur më vonë.

Bisha besohet të ketë humbur në një shkollë nga një pyll aty pranë.

Takimet e leopardëve dhe njerëzve janë të shpeshta për shkak të pakësimit të habitatit të tyre në Indi, ndaj ata kërkojnë ushqim në fshatra dhe qytete.

Lexo edhe

Video

error: