Leonardo: Real Madridi nuk ka respekt për PSG dhe Mbappe

Leonardo: Real Madridi nuk ka respekt për PSG dhe Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo ka thënë që Real Madridi nuk ka treguar respekt drejt gjigandit francez dhe Kylian Mbappes, ku krerët e spanjollëve kanë treguar publikisht që dëshirojnë ta transferojnë yllin francez.

Këtë javë Mbappe e konfirmoi që kishte kërkuar largimin nga PSG para fillim të këtij sezoni të ri, ku më pas presidenti i Real Madridit Florentino Perez tregoi që Mbappe mund t’i bashkohet skuadrës së tij në janar të vitit të ardhshëm, përcjell KosovaPress.

Këto fjalë nuk i pranoi në mënyrë të mirë drejtori sportiv Leonardo, i cili tregoi që është kundër dëshirës publike të Realit për ta transferuar yllin 22 vjeçar.


“Ky është një tjetër shembull i mungesës së respektit ndaj PSG dhe Mbappe. Në fakt, kjo ndodh në javën e njëjtë që një lojtar i Real Madridit si Benzema dhe trajneri Carlo Ancelotti flasin rreth kësaj situate”, tha Leonardo.

“Tani presidenti Florentino Perez flet për Mbappen sikur ai të ishte njëri nga lojtarët e tyre. E përsëris, kjo është mungesë respekti që ne nuk e tolerojmë”, shtoi drejtori sportiv i PSG.

Kylian Mbappe ka regjistruar katër gola dhe tre asistime në nëntë paraqitje për PSG këtë sezon, por ende nuk e ka hapur llogarinë e tij të golave në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video

error: