Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Leonardo për Messin: Tashmë e kemi një karrige të rezervuar

Leonardo për Messin: Tashmë e kemi një karrige të rezervuar

Drejtori sportiv i Paris – Saint – Germain, Leonardo ka folur edhe njëherë mbi mundësinë që ylli i Barcelonës Lionel Messi të kalojë te gjiganti francez pasi spekulimet për një largim të tij nga “Camp Nou” vazhdojnë të qarkullojnë.

Ai ka deklaruar se ata janë duke e monitoruar nga afër situatën e numrit 10 të Barcelonës duke thënë se “ e kanë një karrige të rezervuar aty për çdo rast.”, përcjell KosovaPress.


“Lojtarë si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG-së. Tani nuk është koha të flasim për të. Por ne jemi ulur në tryezën e atyre që ndjekin çështjen nga afër. Në fakt, jo, ne nuk jemi ulur akoma, por karrigia jonë është e rezervuar aty për çdo rast … “, u shpreh Leonardo.

Ai gjithashtu ka folur edhe për situatën e dyshes Neymar – Mbappe të cilët janë në bisedime për rinovimin e kontratave.

“Shpresoj që Neymar dhe Mbappé të jenë të bindur se PSG është një vend i mirë për momentin për një lojtar të nivelit të lartë, ambicioz. Thjesht duhet të gjejmë një marrëveshje midis dëshirave, kërkesave të tyre dhe pritjeve dhe mjeteve tona ”, përfundoi braziliani.

Lexo edhe

Video

error: