Leonardo kontakton Maldinin, kërkon yllin e kuqezinjve

Leonardo kontakton Maldinin, kërkon yllin e kuqezinjve

Paris-Saint-Germain raportohet se ka kontaktuar me Milanin mbi mundësinë e transferimit të Frank Kessie në janar të viti 2022.

Kontrata e reprezentuesit nga Bregu i Fildishtë me Milanin skadon në qershor të vitit 2022 dhe raportohet se palët janë larg marrëveshjes për rinovimin e saj.


Nga Italia raportojnë se PSG po e monitoron situatën dhe është e gatshme që t’i ofrojë atij pagën që ai po e kërkon në “Parkun e Princave”, përcjellë KosovaPress.

“Footmercato.net” raporton se drejtori i PSG-së Leonardo ka kontaktuar me atë të Milanit dhe i ka propozuar nisjen e negociatave për në merkaton e janarit.

Tetë milionë euro është paga që PSG është e gatshme t’ia ofrojë Kessiet.

Lexo edhe

Video