Leonardo i PSG-së: Po presim lajme të mira së shpejti

Leonardo i PSG-së: Po presim lajme të mira së shpejti

Paris – Saint – Germain shpreson që të arrijë marrëveshje për zgjatjen e kontratave me dyshen Kylian Mbappe dhe Neymar.

Braziliani e kishte shprehur hapur dëshirën e tij për të qëndruar në Ligue 1 në muajin janar.

Ai ishte lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë verës së kaluar por asgjë nuk u konkretizua dhe para pak muajve ai tha se ka ndryshuar mendje dhe se e dëshiron qëndrimin në PSG, përcjellë KosovaPress.


Pas fitores ndaj Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Leonardo deklaroi:

“Jam i lumtur që po flasim rreth kontratave të tyre. Së shpejti po presim lajme të mira që do të na bënin të gjithëve të lumtur por le të presim dhe të shohim.”.

Nga ana tjetër, Kylian Mbappe është duke u kërkuar nga shumë skuyadra të mëdha italiane duke përfshirë Real Madridin dhe Chelsean.

Lexo edhe

Video

error: