Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Lluzhan.

Në këtë aksident raportohet për shtatë persona të lënduar.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tregoi për KosovaPress se të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht  në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, tregoi Borovci.

Lexo edhe

Video

error: