Lëndohen 6 persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Lëndohen 6 persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidentit që ndodhi pas mesnatës në udhëkryqin tek Katedralja në Prishtinë.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti rrugor ndodhi mes dy automjeteve.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka treguar Ahmeti për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

error: