Lekaj: Rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Lekaj: Rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u shpreh se rrugët e Kosovës janë bërë ‘rrugë të vdekjes’. Teksa ka shprehur kritika për Ministrinë e Infrastrukturës sa i takon punimeve në disa rrugë të vendit, ai tha se rruga Dollc-Gjakovë është ‘turpi i turpit’ të kësaj ministrie.

“Më shqetësuese është sot se rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes. Po e marrim rrugën për Gjilan nuk di se çka thotë ministri,  Liburn Aliu, zëvendësministri, Durmishi dhe si mund të dalin dhe të krenohen për punën e tyre kur rrugët tona po marrin jetëra, nuk ka sinjalizim nuk ka përfundim të asaj rruge dhe është mjerim i punës së ministrisë përkatëse“, theksoi ai.

Deputeti, Lekaj tha se pas katër vjetëve të qeverisjes, Qeveria Kurti do të kujtohet për mos punë dhe mashtrim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024