Lekaj: Ekonomia e Kosovës para kolapsit, nevojiten masa urgjente

Lekaj: Ekonomia e Kosovës para kolapsit, nevojiten masa urgjente

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të reagimit të duhur ndaj gjendjes aktuale të rënduar ekonomike ndërkohë që kriza globale po sjell pasoja të rënda te qytetarët.

Ai në një konferencë për media ka thënë se reagimi i Qeverisë në këtë kohë krize as që shihet dhe se “kryeministri është në ekskursion e ministrat e dikastereve ekonomike janë të padukshëm”.


Lekaj ka deklaruar se ekonomia e Kosovës është para kolapsit dhe se për të ruajtur vitalitetin e zinxhirit ekonomik duhen masa urgjente, të cilat duhet të përfshijnë përkrahjen nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, përkrahje direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik dhe të sigurohet furnizimi apo kontratat për produktet bazike dhe kontrolli i tregut.

Lekaj te përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, propozoi heqjen për një periudhë tremujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare, përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik, masa emergjente të rishikimit të çmimeve në projektet e investimeve publike, të sigurohet furnizimi apo kontratat për produktet bazike dhe kontrolli i tregut, qeveria së bashku me odat ekonomike, bizneset të sigurojë furnizim dhe kontratat për furnizim të produkteve elementare.

“Kriza e nevojat, nuk njohin qytetarë të pozitës e opozitës, por vetëm qytetarë që vështirë se do t’ia dalin vetëm pa ndihmën e qeverisë, e pa vendimmarrje të përgjegjshme të Kuvendit”, tha Lekaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.