Leipzigu “kafshatë” e lehtë për Bayernin

Leipzigu “kafshatë” e lehtë për Bayernin

Bayerni ka regjistruar një fitore shumë më të lehtë se sa pritej ndaj RB Leipzigut në Bundesligën gjermane.

“Bavarezët” kanë triumfuar me rezultat 4-1. Robert Lewandowski e hapi serinë e golave në minutën e 12’ të ndeshjes dhe ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë, përcjellë KosovaPress.

Me të filluar pjesa e dytë, Musiala shënoi për 2-0, ndërsa Sane e thelloi atë në 3-0.


Vendasit reaguan duke shënuar për 3-1 me anë të Laimer, por ky ishte goli i tyre i vetëm në këtë ndeshje.

Krejt në fund të ndeshjes, 90+2, Choupo-Moting shënoi edhe golin e katërt për Bayernin.

Kampioni aktual renditet në vendin e dytë pas Wolfsburgut me 10 pikë.

Lexo edhe

Video