Leipzig nuk heq dorë nga Schick, nis bisedimet me Romën

Leipzig nuk heq dorë nga Schick, nis bisedimet me Romën

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann është i vetëdijshëm se për shkak të pandemisë së COVID-19, që ka prekuar jo pak financat e shumë klubeve, drejtuesit nuk mund të zhvillojnë një merkato të madhe me shumë shpenzime.


Gjatë një interviste, numri një i stolit gjerman foli edhe për të ardhmen e Patric Schick, i cili lunan ne huazim, pasi kartoni i tij zotërohet nga Roma. 32-vjeçari deklaroi se edhe pse sulmuesi çek është lojtari i ëndrrave të tij, çdo lëvizje duhet të jetë e pranueshme dhe nuk duhet të kalojë buxhetin e klubit. Për të lënë të lire lojtarin, Roma kërkon 28 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Nagelsmann në fund shtoi se klubi është në tratativa me drejtuesit italianë, për të gjetur një zgjidhje që të kënaqë të gjitha palët./KosovaPress/

Lexo edhe

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: