Legjenda e Chelseat pensionohet në moshën 35 vjeçare

Legjenda e Chelseat pensionohet në moshën 35 vjeçare

Ish-ylli i Chelseat, John Obi Mikel ka njoftuar për tërheqjen e tij nga futbolli profesionist, në moshën 35-vjeçare.

Dy herë fituesi i Premier Ligës pensionohet pas një karriere 18-vjeçare, e cila përfshinte 11 vite në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.

Klubi i fundit i mesfushorit nigerian ishte Kuwait SC, pas aventurave te klubet angleze si Middlesbrough dhe Stoke.


“Ekziston një thënie që ‘të gjitha të mirave iu vjen fundit’, dhe për karrierën time profesionale të futbollist, ajo ditë është sot”, tha Mikel në “Instagram”.

“Kam parë 20 vitet e fundit të karrierës sime dhe duhet të them se jam shumë i kënaqur me gjithçka që kam arritur dhe me personin që jam bërë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e palëkundur të familjes sime, menaxherëve, klubeve, trajnerëve, shokëve të skuadrës dhe më e rëndësishmja, tifozëve të mi gjithmonë besnikë. Më keni përkrahur në nivelet e larta dhe të ulëta, edhe në ditët që nuk i përmbusha pritjet e tua. Unë ju falënderoj tej mase”, tha më tej nigeriani.

Mikel ishte pjesë e triumfit të Chelseat në Ligën e Kampionëve në vitin 2012, ndërsa fitoi gjithashtu tre FA Cups, Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës gjatë kohës së tij me klubin londinez.

Lexo edhe

Video