Leeds United-Chelsea, formacionet e mundshme

Leeds United-Chelsea, formacionet e mundshme

Chelsea do të kërkojë të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë, ku udhëton drejt “Elland Road” për të zhvilluar ndeshje si mysafirë kundër Leeds United.

“Blutë” që mposhtën Evertonin 2:0 në xhiron e kaluar, momentalisht gjenden në pozitën e katërt, dy pikë larg vendit të pestë West Ham United, ndërsa Leeds renditen në vendin e 11 në tabelë, përcjell KosovaPress.

Leeds ka impresionuar në sezonin e parë që është rikthyer në Premier Ligë, ku ka arkëtuar 35 pikë nga 27 ndeshje, kështu duke u renditur në pozitën e 11 në tabelë, nëntë pikë larg zonës së rrezikut.

Në anën tjetër, Chelsea është i pamposhtur nën drejtimin e Thomas Tuchel, ku ish-trajneri i Paris Saint-Germain ka arritur të regjistrojë tetë fitore dhe tre barazime, në 11 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet si trajner i londinezëve.


Në këtë ndeshje, Leeds nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Adam Forshaw, Pablo Hernandez, Pascal Struijk dhe Robin Koch, kurse për Chelsean nuk do të paraqiten sulmuesi Tammy Abraham dhe mbrojtësi veteran Thiago Silva.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Leeds United (4-5-1): Meslier; Ayling, Llorente, Cooper, Dallas; Harrison, Klich, Phillips, Rodrigo, Raphinha; Bamford

Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Werner, Havertz, Mount

13:30 Leeds United (11) – Chelsea (4) (Stadiumi Elland Road)

Lexo edhe

Video