Leeds ndal Chelsean, barazojnë pa gola

Leeds ndal Chelsean, barazojnë pa gola

Ndeshja hapëse e ditës së shtune në Premier Ligën angleze, ajo mes Leeds United dhe Chelsea-t ka përfunduar pa fitues.

“Blutë” e Londrës barazuan 0:0 si mysafirë të skuadrës së Marcelo Bielsas, ku ndeshja u zhvillua në stadiumin e Leeds në “Elland Road”, përcjell KosovaPress.


Me këtë barazim, Chelsea arrin në kuotën e 51 pikëve, dy më pak se vendi i tretë Leicester, tre më pak se Manchester United dhe 17 pikë më pak se lideri i tabelës, Manchester City.

Në anën tjetër, Leeds gjendet në vendin e 11-të, me 36 pikë, një më shumë se Wolverhampton që pozicionohet në vendin e 12-të.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: