Leeds-Arsenal, ja formacionet zyrtare

Leeds-Arsenal, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Leeds United dhe Arsenal, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, Leeds pësoi humbje të thellë 7:0 kundër Manchester Cityt, kurse Arsenali shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër West Ham United, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara Leeds zë vendin e 16 në tabelë me gjithsej 16 pikë, në krahasim prej kundërshtarit të sotëm Arsenalit që renditet në vendin e katërt me gjithsej 29 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leeds nuk do të paraqiten Bamford, Cooper, Cresswell, Firpo, James, Phillips, Rodrigo dhe Strujik, kurse te Arsenali do të mungojnë Aubameyang, Kolasinac dhe Lokonga.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Leeds United (4-2-3-1): Meslier; Dallas, Koch, Ayling, Drameh; Forshaw, Klich; Harrison, Roberts, Raphinha; Gelhardt

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette

18:30 Leeds United – Arsenal (Stadiumi Elland Road)

Lexo edhe

Video