Leao merr propozim të ri nga Milani pas interesimit nga Chelsea dhe Man.City

Leao merr propozim të ri nga Milani pas interesimit nga Chelsea dhe Man.City

Milani thuhet se i ka ofruar një kontratë të re Rafael Leaos me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse, duke shpresuar të largojë interesin nga Chelsea dhe Manchester City për shërbimet e tij.

Talenti 23-vjeçar është nën kontratë me kampionët e Italisë deri në qershor të vitit 2024, kështu që kuqezinjtë po nxitojnë të shmangin një situatë të ngjashme me atë që të Gianluigi Donnarumma, Hakan Calhanoglu, Franck Kessie dhe Alessio Romagnoliit që u larguan si lojtarë të lirë.

Ata kishin qenë afër një marrëveshjeje me agjentin e tij për 4 milionë euro përpara paraqitjeve të mira të lojtarit që i lejuan Milanit të fitonte titullin e Serie A sezonin e kaluar, përcjellë KosovaPress.


Me interes nga klubet më të mira evropiane, përfshirë Chelsean dhe Manchester Cityn, kjo e çoi çmimin e kërkuar për pagën e tij në 7 milion euro neto për sezon.

Sipas “Tuttosport” dhe “Tuttomercatoëeb”, propozimi i fundit i përgatitur nga drejtorët e Milanit është me vlerë 6 milionë euro në sezon plus shtesa që do të arrinin shifrën 7 milionë euro.

Ai u ble në vitin 2019 për 29.5 milionë euro nga klubi francez Lille dhe tani ka kontribuar me 30 gola dhe 27 asistime në 123 ndeshje për kuqezinjtë.

Lexo edhe

Video