Leao flet për të ardhmen, frikëson tifozët e Milanit

Leao flet për të ardhmen, frikëson tifozët e Milanit

Anësori i Milanit, Rafael Leao ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre gjatë sezonit 2021/22 në të cilin “Rossonerët” u kurorëzuan me titullin kampion pas një gare të fortë deri në xhiron e fundit ne rivalin e qytetit, Interin.

Leao pati paraqitje fantastike në fitoren 3-0 ndaj Sassuolos ku kontribuoi me tre asistime në pjesën e parë. Pas ndeshjes ai dha një intervistë për “Milaneës” ku foli për paraqitjet e tij si dhe zbuloi të ardhmen duke thënë se është shumë i lumtur në Milan, por nuk i dihet se çfarë do të ndodhë.

“Jam mirë këtu, jam i lumtur në Milano. Kam ardhur këtu shumë i ri, të gjithë më kanë dhënë besim të madh. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, the Leao.


“Këtë vit kam qenë një lojtar ndryshe, kam më shumë besim dhe e di që mund të bëj ndryshimin. Gjëja më e rëndësishme është fitimi i titullit. Kam shënuar 11 gola në Serie A. Nuk jam lojtar egoist, por duhet të bëhem më klinik. Unë do të bëhem i tillë me punë dhe stërvitje”, vazhdoi ai.

Më tutje portugezi foli edhe për bashkëlojtarin e tij Theo Hernandez që po ashtu ishte ndër lojtarët kyç gjatë këtij edicioni.

 “Kush është më i shpejtë? Nuk kemi bërë ende një garë. Theo është një tren, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha në fund Leao.

Lexo edhe

Video