Përmes një njoftimi zyrtarë, KB Ylli e ka konfirmuar largimin e basketbollistit Erjon Kastrati nga klubi.
Pas plot dy sezoneve me suharekasit, Kastrati largohet nga Ylli, duke fituar dy tituj të Superligës së Kosovës, një të Ligës Unike dhe Superkupën e Ligës Unike, përcjell KosovaPress.
Tani, e ardhmja e Kastratit është bërë e qartë, ku ai i është bashkuar nënkampionit, KB Trepçës.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe klubi mitrovicas, ku Erjoni i bashkohet projektit të Trepçës për tre vitet e ardhshme.