LDK propozon një pikë rezolutës

LDK propozon një pikë rezolutës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që t’i shtohet edhe një pikë rezolutës së propozuar nga ana e qeverisë sa i përket mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në terrorin e Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, paraqiti para deputetëve propozimin që si pari kanë për t’u përfshirë në rezolutën.


“Kuvendi i Kosovës kërkon nga qeveria e Kosovës që të zbatojë të gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe rendit juridik në vend. Këtë pikë e konsiderojmë që është ezauruar në pikën dy të propozuar nga qeveria, pika e cila ka mbetur sipas neve e pambuluar është Kuvendi i Kosovës kërkon nga qeveria e Kosovës që të përdorë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të jetë në koordinim me partnerët strategjik të Kosovës në interes të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe sovranitetit shtetëror”, tha ai.

Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se e përkrahin tekstin e prezantuar nga ana e qeverisë së Kosovës.

“Ne e mbështesim këtë rezolutë me tekstin që e keni porpozuar”, tha ai.

Lexo edhe

Video