LDK nuk i beson Agim Veliut, me Ekrem Hysenin synon ta rikthejë Podujevën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet lokale në disa prej komunave. Të gjithë kryetarët aktualë të komunave që udhëhiqen nga LDK do të rikandidohen përsëri në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kanë zgjedhur kandidatë që potencialisht kanë gjasa për të fituar.

Ndërsa arsyetoi mos kandidimin e Agim Veliut, duke thënë se nuk kishte vullnet për të garuar.

Ai tha se me kandidatin e ri Ekrem Hysenin do ta rikthejnë Podujevën.

“Ne kemi zgjedhur kandidatët që kanë gjasa më të larta dhe zoti Veliu nuk ka shprehur ambiciet për të qenë kandidat për kryetar të Komunës. Kemi zgjedhur dr. Ekrem Hysenin i cili do ta rikthejë Podujevën sa më parë. Po ashtu kryetarë të tjerë të komunave do të shpallen e zyrtarizohen në ditët dhe javët në vijim. Do të jetë një proces gjithëpërfshirës,  pozitiv për LDK-në dhe për qytetarët tanë, siç e shihni po sjellim risi në kandidatura për interes  të qytetarëve tanë dhe rikthimin e LDK-së”, tha ai.

Abdixhiku u shpreh optimist se në zgjedhjet e tetorit LDK do të rihthehet duke fituar në shumicën e komunave.

“Pritshmëritë janë të larta. Do të jemi fitues në shumicën e komunave. Kemi organizim të jashtëzakonshëm nëpër degët tona. Kemi frymë të rikthimit të madh të LDK-së, jemi jashtëzakonsisht optimist. Kemi nis me kohë shumë më herët, kemi më tepër se 4 muaj kohë për përgatitje dhe rezultati do të jetë padyshim”, tha ai.  

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.


Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

Këta janë kandidatët e zyrtarizuar:

– Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës,  Ekrem Hyseni;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit,  Imri Ahmeti;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës,  Burim Berisha;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë,  Sokol Haliti;

– Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri;

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: