LDK nuk bën koalicion me asnjë parti për balotazh, Haziri i quan spekulative deklaratat e Bislimit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë bëri të ditur se kjo parti nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok me asnjë subjekt politik në balotazh.

Teksa shtoi se për këtë garë nuk kanë ende ndonjë ftesë zyrtare, e as nuk kanë bërë ftesë askujt për të ndërtuar marrëveshje koalicioni. 

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Haziri theksoi se marrëveshjet e LDK-së do të jenë ato mbi parimin e vetëm të koalicionit me qytetarët.


“Marrëveshje politike bllok, LDK-ja nuk do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të bazohet me parimin e marrëveshjes me qytetarët, me të cilët do të punojnë kandidatët tonë, lidershipi i LDK-së dhe vet kryetari për të gjitha komunat ku ne do të angazhohemi për të garuar drejt një rezultati final prej Prishtinës dhe në çdo komunë tjetër, ku do të angazhohemi bashkërisht për të ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor në tërë territorin e Republikës tonë[…]Në radhë të parë, vlerësimet për koalicione lokale i bëjnë degët tona, por rregulla statutare në LDK, është që koalicionet lidhen vetëm atëherë kur bëhen nga Kryesia qendrore, respektivisht kryetari i saj. Natyrisht në nivele lokale mund të ketë zhvillime, kontakte jo formale dhe interesime, por në këtë nivel ne nuk kemi ende ndonjë ftesë zyrtare, e as nuk kemi bërë ftesë zyrtare askujt për të ndërtuar marrëveshje koalicioni, sepse ne garojmë në katër komuna kundër VV-së, në dy komuna kundër PDK-së, dhe në dy komuna të tjera kundër AAK-së”, theksoi ai.

Haziri i ka quajtur spekulime deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me pretendimet se LDK ka arritur marrëveshje me Listën Serbe për ta mbështetur atë në garën e Gjilanit.

“Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit, në Komunën e Gjilanit është dalë një rezultat befasisht i mirë, rikthim i madh, dhe bindshëm partia e parë, natyrisht në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes. LDK ka pasur partner tradicional, ndërsa tash e tutje vlerëson duke respektuar parimin e koalicionit me qytetarë. Nuk ka koalicion, as nuk ka pasur koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike, që përfshinë as edhe Listën serbe, edhe Partinë Demokratike Turke apo partitë e minoriteteve. Spekulative me dal me një qëndrim e aq më pak pritet prej një zëvendëskryeministri, i cili është me origjinë nga atje(Gjilani), e të mos e njeh realitetin politik në terren. Mos harroni që në Gjilan, në katër vitet e fundit nënkryetar është përfaqësuesi i komunitetit turk, jo përfaqësuesi i Listës Serbe përshkak të problemeve politike që kanë qenë më herët në Gjilan[…]Tendenca, me e rikthy rolin e Listës Serbe sikur që është në Prishtinë apo në Mitrovicë, në Gjilan, është vlerësim i rrezikshëm politik, sepse është komunitet i integruar në institucione, dhe komunitet i cili nxjerr kamionë për me blloku rrugët rajonale dhe komunale”, tha ai.

LDK garon deri tash në nëntë komuna që tashmë kandidatët e kësaj partie janë në balotazh. Derisa dy komuna i ka fituar në raundin e parë, më 17 tetor.

Lexo edhe

Video

error: