LDK nesër diskuton për mandatarin

LDK nesër diskuton për mandatarin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nesër në mbledhjen e kryesisë do të diskutojë për mandatarin për qeverinë e re me AAK, Nismën, AKR dhe pakicat.  I pyetur se a pritet ai sërish të udhëheqë ekzekutivin tha se ai i ka disa çështje personale për të cilat do të jetë i kujdesshëm.

Pas takimit konsultativ me presidentin, Hashim Thaçi, Mustafa tha se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të jetë qeveri e përbërë nga figura të pastra.

“Ne nesër do të kemi kryesinë e LDK-së që do të bisedojmë për mandatarin do të konsultojmë këshillit të përgjithshëm. Do të marrim miratimin e tyre, meqenëse se tani nuk kemi mundësi të thërrasim do të  flasim në mënyrë elektronike. Në momentin që e përfundojmë këtë, pastaj edhe një cikël do të vazhdojmë me partnerët dhe do të shohim për të argumentuar te presidenti se e kemi këtë shumicë”, tha ai.

Krahas kësaj Mustafa para gazetarëve tha se qeveria e ardhshme do të merr obligimet që i takojnë sa i përket dialogut me Serbinë.

“Unë i kam disa çështje të mijat personale për të cilat jam I kujdesshëm për to. Dëshiroj që zgjidhja dhe përcaktimi për mandatarin të jenë në vullnetin e plotë të LKD-së”, tha Mustafa.


Sipas tij përveç kësaj prioritet do të jetë menaxhimi me pandeminë Covid 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Të jetë një qeveri, e cila do të jetë e përbërë nga figura të pastra, të cilat kanë kompetence për të drejtuar vendin. Të marrin përgjegjësinë edhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit, rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik dhe fusha të tjera të cilat kemi nevojë që t’i çojmë përpara”, tha Mustafa.

 

 

 

 

Lexo edhe

3 Comments

Comments are closed.

error: