LDK: Me uljen e pagave, Qeveria goditi rëndë sistemin e drejtësisë

LDK: Me uljen e pagave, Qeveria goditi rëndë sistemin e drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, tha se me vendimin për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve, Qeveria i dha goditjen më të rëndë sistemit të drejtësisë.

Manaj në një konferencë për media tha se ky vendim cenon punën e sistemit të drejtësisë. Derisa shtoi se ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe prokuroreve nga sistemi i drejtësisë dhe  ngadalëson zgjidhjen e rasteve.

“Dje Qeveria i dha goditje sistemit tonë të drejtësisë, në momenti kur ne ishim në pritje të vendimmarrjes për ngritjen e pagave në sektorin publik, ndodhi e kundërta, Qeveria i uli pagat. Kjo është e vetmja Qeveri në botë që në kohë të inflacionit të lartë i ul pagat. Kjo për gjyqtarët dhe prokurorët si dhe për antarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është një nga goditjet më të rënda të kësaj qeverie që i ka vënë institucioneve të pavarura kushtetuese. Ky vendim skandaloz cenon punën edhe ashtu të cenuar të sistemit të drejtësisë. Ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe prokuroreve nga sistemi i drejtësisë, nënkupton ngadalësimin e zgjidhjeve të rasteve, nënkupton stimulim të korrupsionit në sistemin e drejtësisë”, tha Manaj.

Ai theksoi se ekzekutivi po merr rol arbitrar që në esencë e godet demokracinë e re.

LDK kërkon nga qeveria ta shfuqizojë vendimin e saj për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

“Kjo qeveri dëshiron të krijojë kaos dhe të krijojë ndarje mes nesh në momentin kur do të duhej të gjithë të jemi të bashkuar në përballjen që e kemi me Serbinë…6:20 LDK kërkon nga Qeveria që urgjentisht ta shfuqizojë vendimin e saj për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë dhe që në projektligjin e ri për paga t’i ngrit pagat në gjithë sektorin publik duke përfshirë edhe sistemin tonë të drejtësisë… ”, shtoi Manaj.


Edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Armend Zemaj ka shprehur pakënaqësi me vendimin e ekzekutivit. Derisa i njëjti ka kërkuar nga mozhoranca të mos i aprovojë këto projektligje, në të kundërtën sipas tij do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet në procedura ligjore.

“Me këto projektligje shihet qartazi se rrezikohet funksionimi i shërbimeve të karrierës e cila është arritur me mund e sakrificë. Kështu, jo vetëm se rrezikohet procesi i reformave në administratën publike por rrezikohet edhe e arritura më e madhe që këto projektligje të jenë në harmoni me bashkësinë evropiane, komisionin evropian dhe insistimin e tyre që çdo gjë të jetë në harmoni që të jemi pjesë e familjes evropiane…11:48 LDK kërkon nga mazhoranca të mos i aprovojë këto projektligje dhe në të kundërtën ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet që të njëjtat t’i atakojmë në procedurë ligjore dhe kushtetuese.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar prokurorët e gjyqtarët që të vazhdojnë punën dhe të mos veprojnë për interesa personale. Sipas saj, vendimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë antiligjor dhe se nuk mund të mbetet në fuqi si i tillë. Haxhiu gjatë së enjtes ka potencuar se projektligji i miratuar dje në qeveri, nivelizon pagat për gjyqtarët dhe rrit ato në të gjitha kategoritë.

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish.

Me vendim të Haradinajt ishte dyfishuar paga e tij dhe ishte rritur e zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë. Vendimi automatikisht prekte pagat në drejtësi. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në departament të përgjithshëm ishte bërë 1700 euro neto nga mbi 900 sa ishte deri më 2017. Te zyrtarët e lartë në drejtësi, ulja e pagës kap vlera edhe më të larta. Krerët e gjykatave dhe prokurorive themelore, zyrtarët në Kryeprokurorinë e Shtetit, ata në departamente të krimeve të rënda, përjetojnë zbritje edhe më të madhe se një mijë euro.

Qeveria Kurti në shkurt të 2020-s pati vendosur ta ndryshonte vendimin e Haradinajt duke ulur pagat për zyrtarët qeveritarë, por duke mos i prekur ato në drejtësi. Të mërkurën vendosi për t’i kthyer ato siç ishin, në vendimin që i parapriu miratimit të Ligjit për Paga./E. Krasniqi

Lexo edhe

Video