LDK kundër “Open Ballkan: Njohja para bashkëpunimit pa kufij

LDK kundër “Open Ballkan: Njohja para bashkëpunimit pa kufij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar për “Open Ballkan”.

Përmes një njoftimi për media LDK vlerëson se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike.

“Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e LDK-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Qëndrimi i kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’


“Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’. 

 Njohja para bashkëpunimit pa kufij!

Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së.

 ‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.

Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim.

Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.”

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: