LDK kërkon të ulët tatimi në zero për faturat e energjisë elektrike
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga qeveria që të ulë në zero tatimin për faturat e energjisë elektrike, në mënyrë që qytetarët të përballojnë shtrenjtimin e serishëm të energjisë prej 15.4 për qind. Sipas tyre, urgjente është edhe krijimi i kapaciteteve të reja gjeneruese për energji.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në konferencë për medie të premten, tha rritja e çmimit të energjisë dy herë brenda dy viteve të Qeverisë Kurti është pamje e qartë e dështimeve ekonomike të tyre dhe shtrydhjes financiare të familjeve kosovare.

“Për herë të dytë në këto dy vite të kësaj qeverie, të gjithë qytetarëve u rritet çmimi i energjisë elektrike, kësaj radhe për 15.4 për qind. E tëra kjo në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik dhe as në sektorin privat dhe kur kursimet pensionale në Trust janë zvogëluar për 106 milionë euro. Shto kësaj faktin se vitin e kaluar investimet kapitale ishin realizuar për vetëm rreth  60 për qind, ndërsa qeveria mburret se i kanë tepruar qindra miliona euro dhe ju krijohet një pamje e qartë e dështimeve ekonomike të kësaj qeverie dhe të shtrydhjes financiare të familjes kosovare” , tha ai.

Ai u shpreh kritik ndaj ekzekutivit për mos investimet në krijimin e kapaciteteve të reja në energji.

Përkitazi me këtë, ai dha edhe një rekomandim ndaj qeverisë për tejkalim të krizës energjetike.

“Janë bërë dy vite që i sugjerojmë qeverisë një gjë të tillë. Në rastin e energjisë elektrike ka qenë zvogëlimi në zero i TVSh-së në faturat e energjisë”, theksoi Mustafa.

Ndërkaq, tha se i vetmi vend ku qytetarët e kanë parë ndryshimin e Qeverisë Kurti është në faturat e tyre të energjisë, duke iu ardhur gjithnjë e më të shtrenjta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024