Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik është kërkuar që të tërhiqet dhe të kthehet në komisionet përkatëse. Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk mori përkrahjen e deputetëve të pushtetit, ndërkohë që partitë opozitare kanë deklaruar se të tri këto projektligje janë kundër standardeve ndërkombëtare.
Propozimi i LDK-së për tërheqjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është kundërshtuar nga 47 deputetë, është përkrahur nga 27 deputetë dhe katër kanë abstenuar. Për këtë propozim ka abstenuar kryeparlamentari, Glauk Konjufca.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi kundërshtoi propozimin e deputetit Selmanaj. Ai tha se opozita po përpiqet të vonojë dhe të pengojë zbatimin e reformës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se është luajtur ping-pong me projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani tha se ky projektligj nuk cenon pavarësinë e mediave.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga partia në pushtet që të adresohen shqetësimet e Bashkimit Evropian.
Në seancë plenare, deputeti Selmanaj ka kërkuar nga deputetët që të tërhiqet edhe projektligji për Zyrtarët Publik, për çka tha se në të kundërtën do të largohen nga salla plenare. Ky propozim i LDK-së është përkrahur nga 25 deputetë, 50 kanë qenë kundër dhe tri abstenime. /Sh.Pajaziti
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...