LDK kërkon nga mazhoranca ta mbështesin tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka kërkuar nga Vetëvendosje që ta mbështesin votimin e projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.


Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa theksoi se fatkeqësisht qeveria nuk ka bërë asgjë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës, prandaj, qytetarët janë të detyruar t’i marrin këto veprime mbi supet e tyre dhe të kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Natyrisht kur qeveria nuk u del në ndihmë qytetarëve, ata duhet t’i marrin këto veprime, këto masa mbi supet e tyre dhe po kërkojnë mundësinë për të tërhequr një pjesë të fondeve të tyre nga Trusti. Sepse fatkeqësisht nuk keni bërë asgjë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës. Nuk ka ditë të vetme që ne si deputetë, pavarësisht  nëse jemi të opozitës apo ju të pushtetit, që qytetarët e Kosovës nuk na shkruajnë e ndalur në qytetet duke na kërkuar që t’ua mundësojmë tërheqjen e një pjese të të mjeteve të tyre që kanë kursyer në Trust. Prandaj, po i bëj edhe një herë ftesë deputetëve të VV-së që të përkrahin këtë projektligj”, theksoi ai.  

Lexo edhe

Video