LDK kërkon nga Kurti agjendë të qartë karshi dialogut me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon qasje më proaktive dhe përgatitje serioze të qeverisë së Kosovës karshi dialogut e jo të përgjigjet në kërkesa dhe tema që servohen nga të tjerët.

 Teuta Sahatqija anëtare e kryesisë së LDK-së në një konferencë për media, kërkoi nga Qeveria që në mënyrë shumë aktive të vendosë për agjendën, parimet dhe mënyrën se si të vazhdojë dialogun me Serbinë.


Lidhur me “non paper” që ka qarkulluar ditëve të fundit, nga ky subjekt politik po kërkohet që të kundërshtohen fuqishëm ato teza.

Sahatqija kërkon që kryeministri Kurti të jetë më transparent për procesin e dialogut dhe të vendos parimet bazë e që janë ruajtja e kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Lexo edhe

Video