LDK frikësohet se Qeveria mund ta pranojë asociacionin, reagon Tërmkolli

LDK frikësohet se Qeveria mund ta pranojë asociacionin, reagon Tërmkolli

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë shprehur shqetësimet se Qeveria e Kosovës mund të pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave serbe. Ndaj të cilët deklaratë ka reaguar ish-deputeteja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli.


Tërmkolli ka shkruar se “Këta ‘puthadorët’ e ‘puthakëmbët’ që i mbanin iso-n Isës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, i paska kapë frika tani mos Qeveria e tanishme po e pranon këtë asociacion! Ҫ’farë pafytyrësie! Çfarë mjerimi njerëzor, politik e intelektual”.

Ndërkohë që anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti thotë për KosovaPress se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.

Lexo edhe

Video

error: