LDK: Fjalimi i Kurtit në seancën solemne ishte përçarës e ofendues

LDK: Fjalimi i Kurtit në seancën solemne ishte përçarës e ofendues

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministri Albin Kurti që bëri në seancën solemne të Kuvendit.


LDK thotë se fjalimi i Kurtit ishte përçarës, ofendues dhe i pavend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm. Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë.  Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë. Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.