LDK del me kandidaturën për kryetar të Prizrenit

LDK del me kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kryesia e LDK-së së Prizrenit sot ka dalë me propozim që Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati i kësaj partie në garën për kryetar të Prizrenit.

Në takim u diskutua edhe rreth përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.


Anton Quni është edhe kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Zgjedhjet lokale, përmes së cilave do të zgjedhën kryetarët në 38 komuna dhe këshilltarët në 38 kuvende komunale, pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: