Lazio-Fiorentina ndeshja kryesore në Serie A

Lazio-Fiorentina ndeshja kryesore në Serie A

Liga italiane e njohur ndryshe si Serie A vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 10 të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja kryesore e programit të sotëm do të jetë ajo mes Lazios dhe Fiorentinas, ku të dy skuadrat i ndajnë një pikë dhe një vend në tabelë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojnë edhe dy gjigandët italianë Juventusi dhe Interi, ku “Zonja e Vjetër” e pret në shtëpi skuadrën e Sassuolos, ndërsa “Nerazzurët” do të jenë mysafirë të Empolit.

Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën tani e kryeson skuadra e Milanit me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar, e ndjekur nga pas nga Napoli me 25 pikë, kurse Top 4 e mbyllin Interi me 18 pikë dhe AS Roma me 16 sosh.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.


18:30 Juventus – Sassuolo (Stadiumi Allianz)

18:30 Sampdoria – Atalanta (Stadiumi Luigi Ferraris)

18:30 Udinese – Verona (Stadiumi Dacia Arena)

20:45 Cagliari – AS Roma (Stadiumi Sardegna Arena)

20:45 Empoli – Inter (Stadiumi Carlo Castellani)

20:45 Lazio – Fiorentina (Stadiumi Olimpico)

Lexo edhe

Video

error: