Lazio e fiton derbin lokal ndaj Romës dhe vazhdon ngritjen në tabelë

Lazio e fiton derbin lokal ndaj Romës dhe vazhdon ngritjen në tabelë

Lazio është skuadra që iu ka gëzuar fitores në derbin lokal ndaj Romës ku u realizuan pesë gola dhe “Boancocelestët” triumfuan me rezultat 3-2 në fund.

Pas vetëm 10 minutave lojë, mesfushori Sergej Milinkovic-Savic shënoi për epërsinë e parë të Lazios, ndërsa atë në 2-0 e thelloi Pedro Rodriguez nëntë minuta më vonë.

Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, Roma e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e realizuar nga Roger Ibanez, minuta e 41’, transmeton KosovaPress.


Në pjesën e dytë të ndeshjes u realizuan edhe dy gola të tjerë. Felipe Anderson e riktheu epërsinë e Lazios prej dy golave në minutën e 63’, por vetëm gjashtë minuta më vonë Jordan Veretout e rihapi sfidën duke shënuar për 3-2 nga pika e bardhë.

Edhe pse deri në fund Roma e Jose Mourinhos e kërkoi me ngul golin e barazimit, nuk e gjeti atë dhe kështu edhe pësuan disfatë në derbin lokal.

Përkundër humbjes, Roma qëndron më mirë se rivali i saj Lazio duke u renditur në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Lazios ka 11 pikë në vendin e gjashtë.

Lexo edhe

Video