Lazio arrin marrëveshje me ish-mesfushorin e Interit

Lazio arrin marrëveshje me ish-mesfushorin e Interit

Pas largimit nga Interi, mesfushori Matias Vecino është gati të nisë një fazë të re të karrierës së tij. Mesfushori uruguaian do të qëndrojë në Itali.

Siç raporton Gianluca DiMarzio, Vecino i bashkohet Lazios i transferim i lirë pas përfundimit të karrierës së tij me gjigantin italian, Inter.

Të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, deri në vitin 2025, ku do të përfitojë dy milionë plus bonuse, përcjell KosovaPress.


Vendimi i është komunikuar së fundmi mesfushorit nga agjenti i tij, Alessandro Lucci. Agjenti i cili falë marrëdhënieve të shkëlqyera me Lotiton dhe Igli Taren ishte themelor në mbylljen e operacionit.

Maurizio Sarri tani mund të buzëqeshë, i cili është i nderuar dhe e vlerëson lojtarin që nga koha e tij te Empoli.

Pas eksperiencave të tij me Empolin, Fiorentinan dhe Interin, mesfushori uruguaian vazhdon karrierën në Serie A, gati për të nisur një aventurë të re me fanellën e Lazios.

Lexo edhe

Video