“Lavdi Rusisë”, serbët me shkrime provokuese në veturën e ukrainaseve që po vinin në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Derisa Serbia zyrtarisht shfaqet si mbështetëse e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, një pjesë e serbëve dhe shumë politikanë serbë shprehin një mbështetje të fortë për Rusinë dhe Vladimir Putinin. Sipas aktivistes Kaltrina Kamberi, kjo situatë kontradiktore theksohet nga përvojat e dy grave ukrainase, rastin e të cilave e ka treguar në një status në rrjete sociale. Ajo ka bërë të ditur se, Tetiana Pototska dhe Nina Gapyč teksa po vinin në Dokufest në Kosovë, gjatë rrugës sa ishin nëpër Serbi kanë hasur në veturën e tyre mbishkrimet "Lavdi Rusisë."

Kamberi këtë e ka bërë të ditur në një postim në "X", ku u ka uruar mirëseardhje grave ukrainase në Kosovë, të cilat kanë ardhur me rastin e shfaqjes së një dokumentari që tregon përjetimet dhe humbjet e tyre si pasojë e luftës pushtuese ruse.

Kamberi nënvizon se, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të zgjerojnë fondet dhe të përfshihen në diskutime të stërzgjatura të favorshme për Serbinë, ato padashur përforcojnë të njëjtin mentalitet të dëmshëm.

"Është thelbësore që mbështetja të ridrejtohet në vendet që mbrojnë vlerat evropiane, si Kosova dhe Ukraina, ndërsa distancohen nga shtetet gjenocidale si Rusia dhe Serbia", thekson ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024