Lautaro fillon stërvitjet me një klub tjetër, jo me Interin

Lautaro fillon stërvitjet me një klub tjetër, jo me Interin

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez është duke u stërvitur me klubin e tij të fëmijërisë Atlético Liniers ndërsa është me pushime në Argjentinë.

Sulmuesi zikaltër e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe titullin Serie A me Interin në edicionin 2020-21 dhe aktualisht është me pushime në vendin e tij të lindjes.


Të hënën, ai u kthye atje ku filloi karriera e tij dhe u stërvit me Klubin Atlético Liniers.

Lautaro u largua nga klubi kur ishte 16 vjeç për t’u bashkuar me Racing de Avellaneda. Seanca stërvitore zgjati dy orë dhe “El Toro” madje mori pjesë në seancën taktike.

Lexo edhe

Video