Laura Fazliu ndalet në luftën e parë në “Grand Prix” të Zagrebit

Laura Fazliu ndalet në luftën e parë në “Grand Prix” të Zagrebit

Laura Fazliu nuk ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të garës së xhudos “Grand Prix” që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovarë në raundin e parë u ballafaqua me xhudisten Ariel Sanchez nga Republika Dominikane e cila u tregua më e suksesshme në dyluftim me Fazliun, raporton KosovaPress.


Fazlu dhe Sanchez u ballafaquan në kuadër të kategorisë 63 kilogramë.

Ndërsa ditën e djeshme, garuan edhe xhudistet Flaka Loxha, e cila u ndal në çerekfinale dhe Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e argjendtë.

Lexo edhe

Video