Latifi: Nëse Arben Vitia e ka shkel ligjin do të merren organet e drejtësisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh se nëse ish-ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia ka bërë shkelje të ligjit me punësimin e tij në kompaninë “Olive”, atëherë me të duhet të merren organet e drejtësisë.

“Kjo pyetje është jashtë konforitetit tim me u përgjigj por nëse është shkelur ligji atëherë sigurisht organet përkatëse do të merren me to. Unë mendoj se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të punoj aty ku ka dëshirë qoftë në sektorin privat apo shtetëror”, u shpreh ai.


Kjo përgjigje ministrit erdhi pasi pyetjes që deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ia adresoi ai lidhur me punësimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në kompaninë “Olive”.

“paraardhësi juaj ish ministri, Arben Vitia ka filluar punën në kompaninë ‘Olive’ në foton e publikuar në medie ai shihet me stafin e kësaj kompanie në aplikacionin për licencim të spitalit ‘Olive’, Arben Vitia figuron stafi i kësaj kompanie sipas raportimeve paga e ish ministrit pritet të jetë e majme mbi 5 mijë euro. A jeni në dijeni se ky veprim i ish-ministrit, Arben Vitia është konflikt i interesit pasi që Olive është licencuar nga MSh për testet PCR”, tha ai.

Lexo edhe

Video