Latifi: Kemi ndërtuar një plan për transformimin e shëndetësisë

Latifi: Kemi ndërtuar një plan për transformimin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka deklaruar se sfidat që i presin në kuadër të ndërmarrjes së madhe të transformimit të shëndetësisë kosovare, nuk janë aspak të lehta, prandaj kanë nevojë për ndihmën e çdo profesionisti shëndetësor.

Latifi i bëri këto komente gjatë takimit një kryesinë e Federatës së Mjekëve Shqiptar për Evropë, të përbërë nga presidentja e kësaj federate, Aurora Dollenberg, Gazmend Berisha, Skënder Brataj, Nexhip Sopa dhe Lumnije Kqiku.


Gjatë këtij takimi, ministri Latifi përzemërsisht falënderoi përfaqësuesit e Federatës së Mjekëve Shqiptar për Evropë për angazhimin e tyre për të ndihmuar shëndetësinë kosovare përmes ofrimit të iniciativave apo formave të mira të bashkëpunimit të profesionistëve shëndetësor në diasporë, që për qëllim kanë ndihmën në përpjekjet e MSh-së për transformimin e shëndetësisë kosovare.

“Ne kemi ndërtuar një plan për transformimin e shëndetësisë sonë, dhe problematikat që duhet adresuar dhe sfidat që na presin në kuadër të kësaj ndërmarrje të madhe të transformimit të shëndetësisë kosovare nuk janë aspak të lehta, prandaj ka hapësirë për të gjithë dhe kemi nevojë për ndihmën e çdo profesionisti shëndetësor që vepron në diasporë, kështu që të gjithë janë të mirëseardhur”, u tha ministri Latifi mjekëve nga Federata e Mjekëve Shqiptarë për Evropë.

Dollenberg dhe përfaqësuesit e tjerë të pranishëm në këtë takim shprehën përkushtimin e tyre të pa rezervë që të jenë pjesë e kontributit të drejtpërdrejt për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë.

Lexo edhe

Video