Latifi dhe Szunyog diskutojnë për projekte në interes të shëndetit publik

Latifi dhe Szunyog diskutojnë për projekte në interes të shëndetit publik

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e posaçëm dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë,  Tomas Szunyog.

Sipas një njoftimit të MSh-së, në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në sfidën e pandemisë.


Në këtë drejtim, ministri Latifi ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi dhe poashtu në ballafaqim ne pandeminë.

Ministri Latifi dhe Ambasadori Szunyog janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në interes të ruajtjes së shëndetit publik, në kohën kur COVID-19 mbetet ende sfida më serioze shëndetësore në botë.

Lexo edhe

Video

error: