Sot me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Oberösterreich Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes skuadrës së LASK dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
LASK rikthehet në fazën e grupeve të kësaj gare për herë të parë që nga sezoni 2020/21, dhe do të synojë që ta befasojë sot Liverpoolin, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Liverpooli është favorit sot, dhe do ta kërkojë me çdo kusht fitoren që ta nisë me këmbë të mbarë aventurën për ta fituar titullin e katërt të kësaj gare.
Po ashtu, ndeshja e sotme do të jetë përballja e parë mes këtyre dy klubeve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për LASK nuk paraqiten Anselm, Pintor, Taoui dhe Wiesinger, kurse te Liverpooli mungojnë Alexander-Arnold dhe Thiago.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
LASK (3-4-3): Lawal; Luckeneder, Andrade, Ziereis; Renner, Jovicic, Horvath, Flecker; Ljubicic, Zulj, Havel
Liverpool (4-3-3): Kalleher; Bajcetic, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Elliott, Gravenberch, Endo; Doak, Nunez, Diaz