Largohen mjetet shpërthyese në një pjesë të Gjakovës

Largohen mjetet shpërthyese në një pjesë të Gjakovës

Ekipet specialistike të deminimit të FSK-së dhe KFOR-it, kanë kryer një operacion të përbashkët për eliminimin e mjeteve shpërthyese në ish-stacionin e derivateve “Marash Petrol” Gjakovë.


Ekipet specialistike të deminimit, materjeve të rrezikëshme dhe zjarrëfikësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në koordinim me ekipet e deminimit të KFOR-it të mbështetura nga institucioneve vendore Policia e Kosovës (PK),Komuna e Gjakovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME),Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore (AKMRRSB).

Sipas komunikatës, nga data 23.06.2021 janë duke realizuar operacionin e pastrimit të hapësirave të ish-stacionit të derivateve “Marash Petrol” në komunën e Gjakovës, operacion ky që ka për qëllim largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga  koha e luftës në Kosovë, kontrollin për materie të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe eliminimin e të gjitha rreziqeve për banorët e këtij lokaliteti.

Lexo edhe

Video

error: