Largimi nga Al Nassri? Vendos Ronaldo
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdimisht ka pasur spekulime se Cristiano Ronaldo po e konsideron largimin nga skuadra e Al Nassrit, por këtyre zërave tani iu vjen fundit.

Ronaldo e ka bërë të qartë që ai nuk do të largohet nga Al Nassri, pavarësisht spekulimeve që po e lidhin me një kalim te Newcastle United dhe Bayern Munich, raporton KosovaPress.

“Unë jam i lumtur këtu, unë dua të vazhdojë këtu dhe do të vazhdojë me Al Nassrin, jam optimist dhe i vendosur. Jeta në Arabinë Saudite po shkon shumë mirë dhe liga është e mirë. Lojtarët e mëdhenj janë të mirëseardhur, emra të mëdhenj ose lojtar të rinj. Nëse kjo ndodh, atëherë liga do të përmirësohet”, tha Ronaldo.

“Vitin e ardhshëm unë besoj shumë që gjërat do të ndryshojnë dhe ne do të shkojmë në rrugën më të mirë, kështu që duhet të besojmë në të dhe të punojmë për të”, shtoi më tej Ronaldo.

Ronaldo kaloi te Al Nassri pasi që e shkëputi kontratën e tij me Manchester United në nëntorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 19 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 14 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024