Largimi i zyrtarëve nga MINT, Hajdari tregon nëse kishte ndërhyrje në procese
Biznes
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka komentuar sot largimin e disa zyrtarëve publikë nga ky institucion. Ajo në një konferencë për media, ka thënë se në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje në procese sa i përket trajtimit të lëndëve të tyre, teksa ka mohuar që në ministrinë që ajo drejton të ketë zyrtar që vijnë nga partia në pushtet.

E pyetur nga mediat lidhur me dokumentacionin sa i përket rezervave shtetërore, ajo tha se si ministri janë të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, duke shtuar se nuk do e shkel në asnjë moment ligjin për rezervën shtetërore

Këto komente Hajdari i bëri në lansimin e tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese. /E.Krasniqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024